Ortega shpalos planin: Pasi të mund Holloway dua duelin ndaj Khabib
December 5, 2018
0 comments
Share

Ortega shpalos planin: Pasi të mund Holloway dua duelin ndaj Khabib

Brian Ortega do të sfidojë më 6 dhjetor kampionin e botës në peshën “featherweight” Max Holloway në eventin UFC-231 që zhvillohet në Toronto të Kanadasë, në atë që konsiderohet si përballja më e fortë e këtij Divizioni në 10-vjeçarin e fundit. Ortega mban titullin e kampionit të përkohshëm të kësaj peshe, por të dielën synon të mbajë titullin “origjinal”, duke ia hequr gjerdanin Holloway. Jo vetëm kaq, por ai ka plane të mëdha për të ardhmen.

Kam kohë që e pres dhe përgatitem për këtë sfidë, i kam ngjitur shkallët një e nga një dhe tani jam gati për të qenë unë kampioni i botës. Kjo është një sfidë që të gjithë e kanë pritur me padurim, që do të dhurojë spektakël. Pasi të rrëmbej titullin kampion dua të ngjitem në peshë, duke kaluar në peshën e lehtë, për të dueluar ndaj Khabib Nurmagomedov. Do të lëviz të gjitha gurët për ta fituar këtë përballje dhe për të bërë më pas hapin e madh”, tha Ortega.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *