Organizohet turneu “Dëshmorët e kombit”
Të shtunën në Han të Elezit në Kosovë për herë të parë në organizim te Federatës së mundjes së Kosovës në bashkëpunim me KM “Sharri” do mbahet Turneu mbarëkombëtar,,Dëshmorët e Kombit -Hani i Elezit”.
Ky aktivitet do jetë për kategorinë e Pionerëve, kurse e njejta do të zhvillohet në palestrën e SHFMU -Ilaz Thaçi, ndërsa garat fillojnë ne ora 11.00. Pritet që në këtë aktivitet të marrin pjesë mbi 100 garues nga shtete si Kosova, Maqedonia e Shqipëria.