Operohet Tony Ferguson, rikthimi në kafaz mbetet një dilemë
April 12, 2018
0 comments
Share

Operohet Tony Ferguson, rikthimi në kafaz mbetet një dilemë

Tony “El Cucuy” Ferguson, që u tërhoq një javë para duelit ndaj Khabib Nurmagomedov për shkak të një dëmtimi në gjy, ka bërë me dije sot se ka kryer operacionin. Një ndërhyrje kirurgjikale që do ta mbajë larg kafazit për një periudhë të gjatë, pasi ende nuk dihet se sa kohë do të zgjasë periudha e rehabilitimit.

Tani kam një gju të ri. Falënderoj të gjithë stafin mjekësor që krey ndërhyrjen. Mos u largoni nga unë, ky është një fillim i ri”, është shprehur kampioni amerikan i arteve marciale mikse. Ai do të duelonte ndaj rusit Nurmagomedov në eventin e UFC-223 për titullin kampion bote në peshën e lehtë, por u dëmtua.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale ende nuk dihet periudha e saktë se kur do të rikthehet në kafaz Ferguson. “Nuk e di se sa kohë do të më duhet, por nuk kam frikë nga rikthimi. Do të punoj fort për t’u rikthyer si më parë. Falënderoj të gjithë fansat dhe ata që më kanë mbështetur”, deklaroi Tony Ferguson për fansat në rrjetet sociale.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *