Nurov sot lufton per bronzte
May 3, 2017
0 comments
Share

Nurov sot lufton per bronzte

Perfaqesuesi i Maqedonise, Mogamedgadji Nurov arriti rezultat te shkelqyeshem dhe sonte do te luftoj per medaljen e bronzte ne Kampionatin Europian ne mundje, qe po mbahet ne Novi Sad.

Nurov, ne kategorine deri me 96 kg, ishte i shkelqyeshem ne seancen e paradites dhe me dy fitore e nje humbje, u perfitua me te drejten qe sonte, te sfidoj medaljen e bronzte, kur do te takohet me gjeorgjianin Elizbar Odakzadze.

Nurov, kishte edhe fat ne short, pasi ne 1/8en e finales, u ndesh me autsajderin vendas Marko Jovanovic, te cilin e fitoj pa shume probleme me dush teknik, 10-0.

Me pas, ne nje sfide shume te veshtire, ne cerekfinale, ndaj turkut Riza Yildirim, luftoi per mrekulli deri ne fund, por nuk ia doli dhe humbi me 7-4.

Pas kesaj, Yildirim shkoj deri ne finale dhe i mundesoi Nurovit qe te garoj ne repasazh, ku ai serish nuk kishte probleme, tani ndaj estonezit Ragnar Kaasik, te cilin e fitoj me 10-0 dhe me kete, u perfitua me te drejten qe sonte te luftoj per medaljen e bronzte.

Kjo sfide e tij, ndaj gjeorgjianit Elizbar Odakzadze, do te zhvillohet pas ores 20.00, ku Nurov edhe pse jo favorit, shpresojme qe te mund te arrij deri te medalja e bronzte, por edhe nese jo, vet plasmani ne vend te peste eshte i shkelqyeshem.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *