Nurmagomedov premton se ka ndryshuar regjim dhe sfidon kampioni Ferguson
December 1, 2017
0 comments
Share

Nurmagomedov premton se ka ndryshuar regjim dhe sfidon kampioni Ferguson

Khabib Nurmagomedov i ka dëgjuar kritikat për sa i përket peshës së tij.

Nurmagomedov, i cili pritet të ndeshet me Edson Barboza-n muajin tjetër në UFC 219, beson se ka marrë hapat e duhur për të shmangur problemet me peshën.

“Kam ndryshuar shumë gjëra. Dietën time, çdo gjë,” shprehet ai gjatë një interviste për UFC Tonight. “Një muaj përpara ndeshjes, po e pres  me padurim. Do të vërtetoj që di të kap peshën e duhur.”

Në fillim të këtij viti, i pamposhturi Nurmagomedov u detyrua të tërhiqej nga sfida me Tony Ferguson për titullin e përkohshëm të peshës së lehtë në UFC.

Ferguson më vonë e fitoi titullin duke mundur Kevin Lee.

“Mendoj se ai do të ecë përpara. Por tifozët duan ta shohin këtë përballje,” vijon rusi. “UFC do që të bëjë të mundur ndeshje. Mund të shesim shumë PPV. Pasi të kem mundur Edson, do të ndeshem me Tony-n. Ai e doi mirë këtë gjë.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *