Nurmagomedov paralajmëron McGregor: Vetëm gjyqtari mund ta shpëtojë
August 14, 2018
0 comments
Share

Nurmagomedov paralajmëron McGregor: Vetëm gjyqtari mund ta shpëtojë

Më 6  tetor, në Las Vegas, në eventin UFC-229, do të zhvillohet duel i madh i peshës së lehtë mes kampionit aktual Khabib Nurmagomedov dhe ish-kampionit Conor McGregor. Një përballje që pritet me interes, pasi do të duelojnë mes tyre dy nga më të mirët në artet marciale mikse, një sfidë që ka ngjallur prej kohës interes e që pritet të thyejë të gjitha rekordet.

Abdulaman Nurmagomedov, babai dhe trajneri i sportistit rus Khabib Nurmagomdev, ka folur për duelin që djali i tij do të zhvillojë ndaj irlandezit, duke konfirmuar fitoren e kampionit të botës. “Conor e ka ditur që nuk ishte kampioni i vërtetë i këtij Divizioni që kur e mori titullin, në duelin ndaj Eddie Alvarez. që atëherë kishte 4-5 sportistë më të fortë se ai. Madje edhe sot, ka të tjerë sportistë që e meritojnë shansin për të dueluar për titullin dhe jo Conor”, tha Nurmagomedov.

McGregor e di shumë mirë që ka shumë pak shanse për ta fituar këtë sfidë, por donte Khabib, pasi e di që do të fitojë shumë parà. Fizikisht dhe teknikisht, Khabib është më i fortë se Conor, pasi jemi më të fortë si në mundje ashtu dhe në kapje. Conor është i rrezikshëm 8-9 minutat e para dhe më pas dorëzohet. Në goditjen e parë Khabib do ta hedhë në tapet dhe do ta mundë me një gijotinë. Nëse do të duhen 5 raunde do t’i zhvillojmë 5 raunde, por do të jetë gjyqtari ai që do ta mbrojë Conor nga mbytja”, tha Abdulaman Nurmagomedov.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *