Nurmagomedov: Ndaj Ferguson sfida e jetës, e dëshiroj shumë atë titull
March 13, 2018
0 comments
Share

Nurmagomedov: Ndaj Ferguson sfida e jetës, e dëshiroj shumë atë titull

Më 7 prill do të zhvillohet eventi i UFC-223, ku spikat dueli për titullin kampion bote në peshën e lehtë mes Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov, përballje qe do te zhvillohet ne Brooklyn, New York. Për 29-vjeçarin rus kjo është një sfidë e rëndësishme, pasi i jep mundësi të duelojë për një titull që e ka mbajtur ikona Conor McGregor, titull që do t’i hiqet nga UFC-ja.

Është një përballje e vështirë, ndaj një rivali të fortë. Do të jemi përballë njëri-tjetrit dy sportistë që vijnë nga një seri e gjatë fitoresh radhazi, ndaj të dy e duam këtë titull. Ndaj e konsideroj këtë si përballjen më të madhe të historisë së UFC-së, pasi kurrë më parë nuk janë përballur dy sportistë që kanë një seri të tillë fitoresh radhazi. Do të jetë një sfidë e një niveli të lartë, spektakolare”, tha Khabib Nurmagomedov.

29-vjecari rus Khabib Nurmagomedov

Më tej, “shqiponja ruse”, shtoi: “Do të jetë një përballje ku fansat do të argëtohen, për të zgjedhur më të mirin, se kush do të marrë titullin. Edhe UFC ka për të bërë shumë parà nga kjo sfidë. Gjithçka mund të ndodhë, një përballje pa favoritë dhe kjo është më e rëndësishme për sportin tonë sot”, tha rusi. “Natyrisht që unë e dëshiroj atë titull dhe po përgatitem në maksimum për ta fituar atë, për ta patur sa më të lehtë në kafaz. Do të jenë 5 raunde fantastike, plot zjarr, ndaj jam motivuar në maksimum. Kjo është sfida e jetës time, ndaj nuk dua të dështoj”, u shpreh Khabib Nurmagomedov.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *