Nurmagomedov ka një mesazh për McGregor pas titullit kampion
April 9, 2018
0 comments
Share

Nurmagomedov ka një mesazh për McGregor pas titullit kampion

Kampioni i peshës së lehtë në UFC Khabib Nurmagomedov ka kaluar një javë të tensionuar. Në fillim për shkak të dëmtimit të Tony Ferguson dhe më pas për sulmin e McGregor gjatë ditës së medias në UFC.

Por tani gjithçka ka shkuar mirë dhe ai më në fund është kurorëzuar kampioni i padiskutueshëm i UFC dhe ka një mesazh për McGregor: Kemi hesape për të larë,” shprehet ai për gazetarët në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Ai duhet të mos hajë aq shumë Burger King. A do të luftosh? Eja. Ju kam thënë që do ta bëj një njeri të përulur. Do ta ndryshoj këtë sport.

“Tani ka vetëm një kampion. Nuk ka më kampionë falsë, nuk ka më kampionë që nuk mbrojnë tituj. Tani UFC ka një kampion, një kampion që do të mbrojë titullin.

“A do të luftosh? Eja. Më thuaj ku dhe kur, pa kamerat, pa media dhe pa UFC.”

UFC 223 u zhvillua në Brooklyn në orët e para të mëngjesit në Barclays Center.

Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *