Nurmagomedov: Jam gati të përballem me këdo që do UFC-ja
May 30, 2018
0 comments
Share

Nurmagomedov: Jam gati të përballem me këdo që do UFC-ja

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë, ende nuk e ka vendosur se ndaj kujt do ta mbrojë titullin kampion edhe pse zërat për një duel mes tij dhe Conor McGregor sa vijnë e shtohen. Sportisti rus, sot ka folur sërish për të ardhmen e tij, duke thënë: “Janë të shumtë ata që më pyesin në lidhje me duelin tim të radhës. Personalisht, ende nuk e di se kur do të ngjitem sërish në kafaz, por për momentin hipoteza më e mundshme është data 9 shtator (UFC 228) ose 6 tetor (UFC-229)”, tha Nurmagomedov.

Në dilemë Nurmagomedov është edhe për sa i përket emrit të rivalit. “Nuk di ende asgjë edhe për emrin e rivalit. Për mua si Conor McGregor ashtu edhe Georges St-Pierre janë njësoj. Jam gati të dueloj ndaj kujtdo që UFC-ja do të vendosë si rivalin tim. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Javët e ardhshme do të jenë interesante, pasi sapo keni nisur bisedimet me UFC-në në lidhje me rivalin e radhës. Tani është Ramazani dhe stërvitemi vetëm natën, por jam në formë. Stërvitem çdo ditë, madje edhe dy herë në ditë dhe jam në formë”, tha kampioni rus.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *