Nuri Seferi në ringun e Strugës
April 18, 2023
0 comments
Share

Nuri Seferi në ringun e Strugës

 

Avdyl Salihu, Promoter i spektaklit që do të zhvillohet me 5 gusht ne Strugë ka njoftuar se Nuri Seferi pas 10 viteve po kthehet të boksoj në vendlindje. Ai ne faqet sociale ka shkruar

“Të bashkëpunosh me emra të mëdhenj që i kanë dhënë shume boksit botëror me të vërtet është një motiv shtesë për të vazhduar punën me suksese edhe në të ardhmen. Kështu jam shumë i gëzuar të ju njoftoj se tani me kemi bere marrëveshjen e parë që një legjende e gjalle e boksit shqiptar që ka dridhur për disa vite ringjet botërore të jetë pjesë e organizimit tim. Falënderoi Nuri “Albanian Tyson” Seferi që pranoj të jetë pjese e spektaklit ne Strugë. Shume shpejt do te publikojmë edhe emra të tjerë”, thotë Salihu. Ndryshe cekim se në eventin ne Struge, e cila do të jetë i parë i boksit profesionist që është zhvilluar ndonjëhere ne program janë paraparë 10 ndeshje profesionale, ku prej tyre priten edhe dy ndeshje per titull UBO Internacional, gjithashtu janë parapa të zhvillohen edhe disa ndeshje nga boksi olimpik si dhe nuk do të mungoj as programi artistik.

Ndryshe cekim se këtë event është duke e organizuar “ArenaRing Management Promotion” ne krye me organizatorin e menaxherin Avdyl Salihu i cili disa vite me radhe me sukses po bën organizime te ndeshjeve dhe eventeve jashte vendit.

+

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *