Nuri Seferi i pafat, anulon ndeshjen në Vjenë
March 15, 2018
0 comments
Share

Nuri Seferi i pafat, anulon ndeshjen në Vjenë

Eventi i së fundjavës që do zhvillohet në Vjenë të Austrisë fatkeqësisht do jetë pa yllin shqiptar, Nuri Seferi, pasi ky i fundit në momentet e fundit është lënduar në stërvitje duke tërheq muskulin, dhe në bisedë me stafin teknik dhe atë mjekësor është vendosur që ai mos të dale farë në ring, pasi pasojat mund të jenë të rënda nëse e njëjta nuk trajtohet në kohën e duhur.

Këtë e zbulon ekskluzivisht për agjencinë e sporteve luftarake “ArenaRing”, Hysen Metaj, një njeri shumë i afërt e familjes Seferi dhe refer ndërkombëtar.  Ndërkohë që edhe Nuriu në një postim në FB, e konfirmon të njëjtën.

“Të dashur miq,me keqardhje dëshiroj të ju konfirmoj se në mbrëmjen e 16 marsit në Vjenë nuk do të ngjitem në ring.  Gjatë stërvitjeve intensive, në fazën e sparingut pësova një lëndim në krahun tim të djathtë dhe rikuperimi ishte i pamundur. U kërkoj ndjesë të gjithë mbështetësve të mi, por shumë shpejt do të rikthehem në ring me informacione të reja”, tha Seferi. Ndryshe, Nuria duheshe që të ndeshej kundër boksierit nga Namibia, Wilberforce Shihepo i cili deri më tash ka zhvilluar 33 duele, nga të cilat, 24 fitore ( 17 me nokaut) si dhe 9 humbje. Por cekim se në Vijenë do të ndeshet vëllai i tij Sefer Seferi i cili do të kryqëzoj dorëzat me Vikapita Merero. Cekim se “Tajsoni Shqiptar” është njëri prej boksierëve më të suksesshëm shqiptar në bokson profesionist ku deri më tani ka zhvilluar 47 duele, prej të cilave, 39 fitore ( 22 me nokaut ) e 8 humbje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *