
Nuri Seferi i kërkon revansh Ferat Arslanit
Boksieri i mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi, ka kërkuar edhe njëher që Ferat Arslani të ndeshet me atë, dhe këtë madje e ka bërë duke i bërë ftesë direkte.
“I nderuar miku im Firat Arslan e pashe qe je duke e kerkuar nje ndeshje të tretë kunder Marco Huck, por nuk mendoj që është e drejt të boksosh kunder tij pa e berë edhe një revansh un dhe ti. Ti je i vetdijshem që e humbe atë ndeshje, ku thuaj se fitova të gjitha raundet por në fund mu be padrejtsi vetem se organizator ishe ti. Un e ndjej këtë padrejtsi dhe jam shum i sigurt se po e pranove ftesen time në ndeshjen e radhes nuk do të durosh më shum se 6 raunde. Kushtet, vendin dhe kohen zgjidhe ti, jam i gatshëm të pranoj gjithçka vetem edhe një here të shihemi në ring, që të përshëndetesh përgjithmonë nga boksi aktiv”, tha Nuri Seferi per ArenaRing.