Nunes: Mund Cyborg dhe bëhem femra më e suksesshme
November 7, 2018
0 comments
Share

Nunes: Mund Cyborg dhe bëhem femra më e suksesshme

Amanda Nunes, kampione e botës në peshën “featherweight” do të duelojë më 29 dhjetor (UFC-232) ndaj Cris Cyborg, kampione në peshën “bantamweight”, dy sportiste braziliane që pritet të dhurojnë një përballje të madhe në kafaz. Nunes do të tentojë t’i rrëmbejë titullin patriotes së saj dhe të bëhet femra e parë që mban dy tituj kampionë në kafaz.

Një sukses, që sipas Nunes, do t’i jepte mundësi të hynte në “hall of fame” (hollin e famës) në artet marciale mikse. Në karrierën e saj, sportistja braziliane ka mundur shumë ikona të UFC-së, si Ronda Rousey, Miesha Tate, Germaine de Randamie, Valentina Shevchenko, Raquel Pennington dhe Sara McMann. Ndaj Nunes mendoj se triumfi ndaj Cyborg do ta bënte sportistën më të mirë të këtij sporti.

Në një intervistë, Nunes, 16 fitore e 4 humbje, tha: “E pranova këtë duel vetëm për këtë arsye, që të mund Cris dhe të hyj në “hall of fame”. Dua të mbahem mend si sportistja femër më e mirë e të gjitha kohërave. Unë dua që t’i mbaj të dy titujt”, e dua emrin tim të shkruar me të arta. Kam ardhur në këtë sport dhe do ta zhvilloj këtë duel për të shkruar historinë”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *