Nunes hedh poshtë kritikat pas tërheqjes: S’kam frikë nga Shevchenko
August 30, 2017
0 comments
Share

Nunes hedh poshtë kritikat pas tërheqjes: S’kam frikë nga Shevchenko

Amanda Nunes, kampionia braziliane e botës në peshën “bantam” (pesha gjel) në UFC, ka hedhur sot poshtë kritikat dhe akuzat e ditëve të fundit, se ajo u tërhoq nga revanshi me Valentina Shevchenko në UFC-213 sepse kishte frikë rivalen. Nunes u tërhoq vetëm pak orë para sfidës për shkak të një problem shëndetësor edhe pse mjekët deklaruan se ajo mund të duelonte. UFC ka vendosur që kjo sfidë të zhvillohet më 9 shtator, gjatë UFC-215.

Është qesharake të mendosh dhe të thuash se unë kam frikë nga Shevchenko. Unë kam 10 vite karrierë në këtë sport dhe është pa kuptim akuza që unë nuk isha gati mendërisht. Unë edhe këto ditë jam nën regjimin e ilaçeve dhe është një mjek specialist që më ndjek në çdo moment. E vetmja gjë që kërkoj është të rikuperoj 100% dhe të ngjitem në kafaz në formën optimale. Unë nuk e kam frikë Shevchenko, jam përballur një herë me të dhe e kam mundur”, tha Nunes për mediat.

Amanda Nunes, kampionia braziliane e botës në peshën “bantam”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *