Nunes: Falje për tërheqjen, do ta zhvilloj sfidën me Shevchenko
July 9, 2017
0 comments
Share

Nunes: Falje për tërheqjen, do ta zhvilloj sfidën me Shevchenko

Pak orë para fillimit të eventit të UFC-213 në artet marciale mikse erdhi lajmi se kampionia braziliane e peshës bantam (pesha gjel) Amanda Nunes do të tërhiqet nga përballja me Valentina Shevchenko. Një lajm që befasoi të gjithë, pasi kjo sfidë ishte përballja kryesore e mbrëmjes, e vlefshme për titullin kampion bote. Nunes do të mbronte titullin ndaj Shevchenko mëngjesin e sotëm në Las Vegas, por gjatë paradites së djeshme ajo u shtrua në spital. Edhe pse mjekët konstatuan se nuk ka asnjë problem fizik, presidenti i UFC-së, Dana White, tha se Nunes nuk ishte gati për këtë duel dhe se braziliania nuk dëshironte të ngjitej më në kafaz pas daljes nga spitali.

Nunes, sot paradite ka reaguar për herë të parë për mediat pas vendimit të saj për të mos u ngjitur në oktagon, duke postuar një mesazh dhe një foto në faqen e saj zyrtare “Twitter”, ku kërkon falje për tërheqjen dhe se nuk do t’i shmanget detyrës, për të mbrojtur titullin kampion. “Ju kërkoj falje të gjithë fansave të mi. Ju premtoj se përballja ime me Shevchenko do të zhvillohet dhe do të rikthehem sërish në kafaz në 100% të formës time”, ka thënë Amanda Nunes për fansat e saj. Gjithsesi, “luanesha”, siç njihet ndryshe Nunes, nuk e ka thënë ende versionin e saj zyrtar se përse vendosi të tërhiqej nga përballja me Shevchenko, që synonte të merrte titullin në këtë revansh. Një vit më parë, sportistja braziliane mundi Shevchenko me vendim unanim të gjyqtarëve.

Nunes perfundoi ne spital disa ore para duelit

Nunes dhe Shevchenko gjate duelit te pare

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *