Nunes: Dua të shkruaj historinë, do t’i mbroj të dy titujt
April 23, 2019
0 comments
Share

Nunes: Dua të shkruaj historinë, do t’i mbroj të dy titujt

Kampionia e dyfishtë e botës në artet marciale mikse Amanda Nunes, ka deklaruar sot se synon të shkruajë historinë e UFC-së. Ajo spo planifikon që t’i mbrojë të dy titujt kampionë bote, si atë të peshës “bantamweight” (pesha 57-61kg) ashtu dhe atë “featherweight” (pesha 61-66kg).

Nunes do të rikthehet në kafaz më 6 korrik në Las Vegas, ku në eventin UFC-239 do të duelojë ndaj ish-kampiones së botës Holly Holm. Ky duel është i vlefshëm për titullin kampion në peshën “bantamweight”, titull të cilin dikur e ka patur edhe Holm.

Unë po planifikoj që t’i mbroj të dy titujt kampionë. Nëse UFC-ja do të më japë mundësinë jam gati të shkruaj sërish historinë. Fillimisht do të mbroj titullin e peshës “bantamweight” dhe më pas atë të peshës “featherweight”, u shpreh “luanesha” Nunes.

Duke folur për sfidën e radhës, atë ndaj Holly Holm, sportistja braziliane Amanda Nunes tha: “Ajo është e vetmja kampione apo ish-kampione e botës që nuk kam mundur në karrierën tim. Por ajo do të jetë viktima e radhës. tani për tani jam fokusuar vetëm tek ajo”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *