Nuk dua as Wilder as Joshua, më sillni Fury ta çoj në ferr”
March 5, 2019
0 comments
Share

Nuk dua as Wilder as Joshua, më sillni Fury ta çoj në ferr”

Boksieri kubanez Luis Ortiz, që së shpejti do të festojë 40-vjetorin e lindjes, ka deklaruar sot se synon të përballet me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, britanikun Tyson Fury. Pas vendimit të Fury për të dueluar në Amerikë, por jo ndaj Wilder, kubanezi ka hedhur kandidaturën. Ortiz (31 fitore, 1 humbje e 2 duele pa rezultat në karrierën e tij) dueloi më 2 mars ndaj rumunit Christian Hammer dhe fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke konfirmuar formën e mirë sportive.

Boksieri kubanez Luis Ortiz

Fansat e mi e dinë që unë pëlqej t’i shkatërroj rivalët në ring. Unë nuk bëj shaka dhe e mbaj fjalën, kjo nuk është lojë për mua. Jam i lirë për Fury nëse dëshiron të duelojë me boksierë të njohur dhe të fitojë famë në Amerikë. Nuk dua as Wilder dhe as Joshua që janë kampionë bote. Më sillni Tyson ta shkatërroj dhe ta çoj në ferr një herë e përgjithnjë. Vera po vjen, ndaj jam gati t’i dhurojmë fansave një duel të bukur, t’u japim atyre atë që ata dëshirojnë”, u shpreh Luis Ortiz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *