Nuk do të ishte befasi nëse kundërshtari i radhës i Khabibit është McGregori
September 10, 2019
0 comments
Share

Nuk do të ishte befasi nëse kundërshtari i radhës i Khabibit është McGregori

Nuk ka dyshim se tifozët e arteve të përziera marciale do ta dëshironin një rimeç ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, ndërsa i të njëjtit mendim është edhe presidenti i UFC-së, Dana White.

Dueli ndërmjet tyre do të sillte shumë përfitime, edhe pse shumëkush mendon se Tony Ferguson e meriton një shans që të garojë për titull.

Kundërshtari i radhës për Khabib Nurmagomedov

Në konferencën për shtyp pas ‘UFC 242’, White deklaroi se do t’i jepej shansi Fergusonit që ta kërkonte titullin e peshave të lehta. Megjithatë, në deklaratën e tij vërehej se e preferonte rimeçin ndërmjet Khabibit dhe McGregorit.

“Tony Ferguson do t’i jepet shansi i radhës dhe nëse për ndonjë arsye Tony nuk mund të ndeshet ose nëse nuk dëshiron të ndeshet në atë kohë, atëherë do të mendonim për diçka tjetër, por Conori do të kishte shumë kuptim”.

“Conor McGregor e dëshiron shumë duelin dhe unë jam i sigurt se edhe tifozët do të dëshironin ta shihnin. Prandaj do të shohim se si do të shkojë e gjitha”, kishte deklaruar presidenti i UFC-së.

Vendimi u takon krerëve të UFC-së dhe Nurmagomedovit, por nuk ka dyshim që Fergusoni e dëshiron shansin për titull. /

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *