Nora ia bën mat hungarezes!
August 30, 2017
0 comments
Share

Nora ia bën mat hungarezes!

Xhudistja Nora Gjakova (57 kg) u ndeshë me Hedvig Karakas nga Hungaria. Nora e filloi furishëm dhe qysh pas një minute udhëhoqi ndaj hungarezes. Nora ishte e jashtëzakonshme kundër Karakas, e cila në asnjë element nuk mundi t’i bëj ballë trimëreshës tonë.

Nora lufton për t’u futur në zonën e medaljes dhe në bazë të kësaj që shihet në luftën e parë, ajo është në formën maksimale. Me një fjalë, Nora ia bën mat hungarezes dhe kualifikohet në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror, që zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Fundja, Nora që nga fillimi e deri në fund ka qenë ofensive duke e shkatërruar rivalen. Nora do të takohet me Youjeong Kwon nga Koreja e Jugut.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *