Nora Gjakova e bronztë në Evropian
April 20, 2017
0 comments
Share

Nora Gjakova e bronztë në Evropian

Xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos në Varshavë.

Në finale, Nora e ka mundur nënkampionen e botës në kategorinë deri 57 kg, bullgaren Ivelina Ilieva, me Ippon. Kësisoj, xhudoja kosovare gjatë ditës së sotme ka fituar dy medalje, të artën nga Majlinda Kelmendi dhe të bronztën nga Nora Gjakova.

Paraprakisht Nora nuk pati fat të kalojë në finale, pasi humbi nga xhudistja franceze, Priscilla Gnetoo, e cila në fund e fitoi medaljen e artë duke e mposhtur gjermanen, Theresa Stoll.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *