Njihuni me luanin shqiptarë që ‘tund’ arenat e botës
June 19, 2018
0 comments
Share

Njihuni me luanin shqiptarë që ‘tund’ arenat e botës

Boksi njihet tashmë si sporti ku shqiptarët e gjejnë veten më së miri, kampionë të shumtë të këtij sporti luftarak kanë dalë në të kaluarën, e të tjerët vazhdojnë të korrin suksese edhe sot. Njëri prej tyre është edhe shqiptari nga Tërnoci i Luginës, Shefat Isufi, i cili po bën karrierë në Gjermani. Ai është kampion Evrope në versionet IBF dhe WBA, por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. E ka nisur karrierën në moshën të re në Tërnoc, vendin ku u lind. Në boksin amator zhvilloi shumë meçe, duke dominuar absolutisht në trojet shqiptare në kategorinë gjysmë të rëndë, deri 79 kilogramë. Më pas, karrierën vendosi ta vazhdojë në Gjermani, ku tash e disa vite po radhit sukseset e shumta.

Sa kohë ka që merresh me këtë sport dhe sa i kënaqur je me veten?

Isufi: Me këtë sport merrem qe 19 vite dhe jam i kënaqur shumë por do të vazhdojë edhe më tutje që të jem edhe më i kënaqur.

Kush ishte inspirimi yt para se të fillosh të merresh me këtë sport?

Isufi: Inspirimi im ishte vet prindi im por gjithashtu ishte edhe dëshira ime e madhe të merrem me këtë sport.

A ka pasur momente kur i ke thënë vetes ‘stop’ nuk do të vazhdoj më tej?

Isufi: Kam pasur momente të vështira gjatë karrierës por asnjëherë ‘STOP’ nuk i kam thënë vetës.

Cilat janë sfidat me të cilat je përballur gjatë gjithë kësaj kohe?

Isufi: Sfida kam pasur shumë por vlen të përmenden sukseset e mia si WBA dhe IBF kampion i Evropës si dhe WBO interkontinental në kategorinë e mesme ku dhe jam numër 5 i renditur në ranglistën botërore.

Sa humbje dhe fitore keni shënuar ?

Isufi: Gjithsej kam 31 ndeshje ku prej tyre janë 26 fitore (20 KO), 3 humbje dhe 2 barazime.

Kush është Shefati jashtë ringut, përshkruaje veten me pak fjalë?

Isufi: Mendojë që jam njeri i qetë, modest, i dashur dhe  i shoqëruar me të gjithë.

Deri kur e ke ndërmend të vazhdosh kështu?

Isufi: Kështu do të vazhdojë deri sa t’ia arrijë qëllimit tim por gjithsesi kjo varet prej moshës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *