Njihuni me boksierin që po krahasohet me Tysonin
October 31, 2019
0 comments
Share

Njihuni me boksierin që po krahasohet me Tysonin

Një dokumentar është publikuar për James Wilsonin që po cilësohet si ‘Mike Tyson i ri’ dhe nuk është e vështirë ta kuptosh përse.

Derisa shumëkush mund ta konsideroj si krahasim të ekzagjeruar me njërin ndër boksierët më të mirë në histori, Wilson tregon se ai ka një goditje të fuqishme.

Nofka e tij është ‘Bisha’ dhe ai deri më tani nuk ka pësuar asnjë humbje në tetë paraqitje, gjashtë prej tyre i ka fituar me nokaut.

33-vjeçari ka nënshkruar ditë ë parë një marrëveshje me Golden Boy Promotions, e që duket se shumë shpejtë do ta shohim duke performuar në nivele të larta.

Ai po ashtu ka publikuar edhe një video në YouTube si lloj dokumentari i quajtur ‘’Boxing Kings – The Tale Of James Wilson’.

Në këtë dokumentar është po ashtu një pjesë ku Wilson takohet me njeriun që po krahasohet, Mike Tyson.

Legjenda 53-vjeçare shihet në këtë video duke i treguar 33-vjeçarit se në cilat pjesë duhet të përmirësohet.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *