Njeriu më i fortë në Kosovë, përgatitet për një sfidë të rrezikshme
S’e ka ndërmend të ndalet. Synon të testojë shumëçka dhe të dëshmojë fuqinë e tij. Është Bujar Muli, njeriu që njihet me fuqinë e tij, njeriu që ngriti me shpinë traktorin apo me dy duart e tij ndali makinën pavarësisht se sa i jep gaz.
“Ne përgatitje të sfidës së ardhshme mjaft të rrezikshme ku do testoj veten duke mbajtur një veturë lart në duar. Allahu ma mundësoftë të kem sukses edhe në këtë sfidë pa lëndime. Çdo sfidë i qëndroj përball me emrin e Zotit”, ka thënë Muli.