Një nga urimet më prekëse në sportin e Kosovës
December 12, 2017
0 comments
Share

Një nga urimet më prekëse në sportin e Kosovës

Të gjithë po e presin Eni Mahallën në garat e karatesë së Republikës së Kosovës. Një ditë do t’i kthehet garave të Kosovës dhe pa dyshim se do të dëshmoj talentin e tij dhe do të shkoj hapave të babait Nebiut dhe axhallarëve: Fahriut, Ganiut, Rexhës, Sylës, Hakiut, Halilit. Klubi i karatesë Kastrioti i Ferizajt e uron Enin për 15 vjetorin e lindjes.

“I dashur Eni , ditëlindja juaj po troket në mendjen tonë, derisa ti po pushon për t’u shëruar sa ma shpejtë, që ta ndjesh freskinë e borës, ngrohtësinë e diellit dhe djersën e ushtrimeve në klub, prandaj ne stafi i Kastriotit me të gjithë nxënësit tanë, të dëshirojml me fjalë zemre e shprese për zgjimin tuaj të buzëqeshur në mesin tonë! Urime ditëlindja e 15-të”, thuhet nga KK Kastrioti.

Ky djalosh i takon familjes që sakrifikoi shumë për sportin dhe kontribuoi në çështjen kombëtare, njëkohësisht ishin halë në sy nga regjimi kriminal i Serbisë, kur në vitin 1999 e kishin hedhur në ajër shtëpinë me shtatë çati.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *