Nishevci vajton lëndimin
May 12, 2017
0 comments
Share

Nishevci vajton lëndimin

Karateistët e kombëtares së Kosovës u kthyen pa medalje nga Kampionati Evropian për seniorë, që u zhvillua në Kocael të Turqisë. Karateisti Herolind Nishevci ka qenë shumë afër medaljes, por nuk ia ka arritur këtij qëllimit, duke u justifikuar me lëndimin që kishte në dorë. Fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 2016, zotohet se do të përgatitet maksimalisht për sfidat e mëdha që e presin në muajit e ardhshëm, transmeton Bota Sot.

“Unë në kampionat kam udhëtuar i lënduar me dorën time të djathtë, saktësisht në shpatull. Kam menduar që nuk është lëndim serioz dhe do ta kalojë, pastaj në ndeshjen e tretë filloj dora të më lëshojë dhe unë nuk kam mundur të zhvillojë meçin ashtu siç dua, shkaku i lëndimit. Mendoj se lëndimi ka qenë ndikues i madh tek unë, sepse unë sapo u ktheva, u vizitova tek ortopedët, ata me thanë që duhesh të pushosh”, tha Nishevci.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *