
Nina Sherifovska kryetare e “Park Judo Akademi”
“Park Judo Akademi” është klubi më i ri i xhudos që është themeluar në Maqedoni, kurse kryetare e klubit është shqiptarja, Nina Sherifoska, e cila e motivuar që nga fillimi po paralajmëron një klub shumë të fuqishëm, transmeton portali për sporte luftarake “ArenaRing”.
Dhe kjo u vërejt se klubit iu bashkëngjitën nga tani shumë kampionë dhe emra që vlejnë në Maqedoni, ndër ta edhe medalistja ballkanike, Berna Sherifovska dhe vëllai i saj, Edi si dhe disa trajner profesionist që janë angazhuar ne klub, ndër ta kryesor është Aleksandar Dimitrijoski. Cekim se themelues i klubit është edhe një njeri i palodhur i cili i ka dhënë shumë këtij sporti, sidomos në ish klubit e Miokit, Eroll Sherifovski.