Niko Pjetri ndeshje të fuqishmë në Turqi
Niko Pjetri, thaibokseri shqiptar me prejardhje nga Mirdita e Shqipërisë por që jeton dhe ushtron në Luksemburg më 17 qershor do të ketë ndeshjen e tij të ardhshme, por kësaj radhe në Turqi, respektivisht në Alania, kurse kundërshtar i tij do jetë një luftëtar i cili është shumë i njohur në këtë vend, Metehan Karaca.
Mirëpo kjo aspak nuk e frikëson Pjetrin, përkundrazi i jep motiv shtesë që të tregoj më të mirën në ring, madje edhe për të triumfuar. “Momentalisht jam duke i zhvilluar përgatitjet maksimale që të jem gati për këtë ndeshje. Kundërshtarin e njoh ka emër në Turqi, por unë atje shkoj për fitore dhe besoj se këtë do e arrij”, tha Niko, i cili në karrierën e tij ka 13 ndeshje në Muay Thai prej tyre 2 humbje dhe 15 ndeshje në MMA. Në ditët e ardhshme Agjencia e sporteve luftarake “ArenaRing” do të zhvilloj edhe një intervistë ekskluzive ku ky luftëtar do të shprehet për karrierën e tij nga fillimi e deri tani.