Ngannou: Mësova më shumë nga humbja se sa në katër vite në MMA
January 22, 2018
0 comments
Share

Ngannou: Mësova më shumë nga humbja se sa në katër vite në MMA

Megjithëse humbja e mundësisë për të fituar titullin kampion ishte shumë e madhe, Francis Ngannou është i vendosur të vazhdojë përpara pas disfatës ndaj Stipe Miocic.

“Kam vetëm katër vite në këtë sport, dhe e di që do të vazhdoj të mësoj dhe të përmirësohem,” shprehet Ngannou pas humbjes ndaj Miocic në UFC 220.

“Ajo çfarë ndodhi sot ishte etapa e fundit e mësimit tim në këtë sport, pasi e vetmja gjë me të cilën nuk isha përballur ishte një sfidë me pesë raunde dhe se si ta përballoja. Bëra një gabim, dhe kjo nuk do të ndodhë përsëri.”

Ngannou pranon se i harxhoi shumë shpejtë energjitë në dy raundet e para të ndeshjes dhe kishte shumë pak energji të mbetur për të rezistuar ndaj Miocic.

“Erdha këtu sot për të fituar ndeshjen. Sapo zbulova një pjesë të re të luftimit që nuk e kisha hasur.

“Problemi është se nënvlerësova kundërshtarin tim, e nisa shumë fortë raundin e parë , dhe ai ishte më i fortë se ç’e kisha menduar. Ai kishte një plan më të mirë dhe e ekzekutoi ashtu siç duhet.

“Do të vazhdoj të përmirësohem dhe të rikthehem më i fortë se kurrë. Kam mësuar më shumë në UFC 220 se sa në katër vite në MMA.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *