Nga sot starton Portali i parë dhe i vetëm për Sporte Luftarake
Nga sot lexuesit do të kenë mundësi të pasurohen me një faqe të re mediatike. Bëhet fjalë për Portalin e parë dhe të vetmen në gjuhen shqipe që do të pasqyroj vetëm sportet luftarake .
Qëllimi i “Arena Ring” është afirmimi sa më i madh i sportistëve shqiptar ato luftarak duke filluar nga ata amator e deri tek profesional.
Poashtu në faqen tonë do të zhvillojmë intervista, rezultate si dhe do kemi debate apo reagime nga pakënaqësitë e sportistëve, por nuk do të mungojnë edhe foto e video prezantimet nga ngjarjet e rëndësishme botërore, por pse jo edhe nga arena vendore.
Me një fjalë faqja jonë “Arena Ring” do jetë e hapur për secilin sportist i cili dëshmon për rezultate zyrtare. Stafi ynë do të jetë i shtrirë në tre shtet si Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe korrespodentët tanë nga Diaspora.
Presim besimin e lexuesve, kurse ne nuk do ju zhgënjemë … !