Nga burgu në Olimpiadë, ja historia e boksierit tajlandez
April 2, 2017
0 comments
Share

Nga burgu në Olimpiadë, ja historia e boksierit tajlandez

Lojërat Olimpike rezervojnë gjithnjë histori të ndryshme, disa prej të cilave prekëse, disa të pabesueshme se kanë ndodhur.
E tillë është ajo e boksierit tajlandez Amnat Ruendroeng, i cili deri para pak kohësh ndodhej në burg. Ndërsa sot ai garon në Olimpiadën braziliane, madje ka fituar edhe duelin e parë në “Rio 2016”. Tashmë 36 vjeç, ai pranon se jeta i ka dhënë një shans të dytë duke u marrë me sportin e boksit, duke qenë një nga 3 boksierët profesionistë që garon në Olimpiadë.

Amnat Ruendroeng 2 Boksieri tajlandez Amnat Ruendroeng (me te kuqe) ne Olimpiade Amnat Ruendroeng 3 Boksieri tajlandez Amnat Ruendroeng (me te kuqe) ne Olimpiade I ardhur nga lagjet e varfëra të Tajlandëz, boksieri Amnat Ruendroeng pranon se jeta e tij ishte e vështirë. “U dënova me 15 vjet burg, pasi vodha një turist në Tajlandë. Ishte pikërisht burgu ai që më mësoi të dueloja dhe të boksoja për herë të parë në jetën time”, thotë Ruendroeng. Pasi doli nga burgu, një trajner vuri re potencialin e boksierit, ndaj ai vendosi të nisë boksin amator. Brenda një viti fitoi titullin kampion dhe për “sjellje të mirë” fitoi të drejtën të përfaqësojë vendin e tij në Olimpiadë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *