“New Generation Team” me një koncept ndryshe i fillon organizimet  
February 2, 2018
0 comments
Share

“New Generation Team” me një koncept ndryshe i fillon organizimet  

Më 24 shkurt në Bazel do të zhvillohet evenimenti i parë nga pesë sa janë paraparë në vit “Fight Night in der Crosshalle“ ku organizator janë federata e re “New Generation Team“ e cila përbehet nga pesë persona.

Me këtë rast, Agjencia për sporte luftarake „ArenaRing“ ka zhvilluar një bisedë ekskluzive me këtë Federatë  duke na shpjeguar konkretisht konceptin e tyre. Sipas organizatorëve janë parapa shumë ndeshje interesante, kurse ajo finalja do të ketë ballafaqim edhe për titull.

“’Fight Night in der Crosshall” është eventi i parë nga pesë të parapara në vit që e organizojmë nga Federata  jonë New Generation Fightspromotion në Arlesheim të Zvicrës dhe për të njëjtën kemi punuar gati 1 vit.  Pra katër turne do jenë kualifikuese dhe të gjithë do luftojnë për të arritur deri tek ajo finale që do zhvillohet në Bazel më 27.10.2018 ku edhe do kemi ndeshje për titull. Kështu vendi i parë do fitojë deri më 10.000 franga, i dyti 5000 kurse i treti 2000 franga. Cekim se në të njëjtit turne do kemi edhe luftime të klasit A (profi) në K1. Një pjesë nga buxheti i fituar do jepet edhe për ndihma sociale, atje ku ka nevojë”, thonë organizatorët, duke shtuar se në aktivitetin e parë do ketë luftëtar nga Anglia, Italia, Gjermania, Hungaria, Zvicra, Franca, Maqedonia e tjerë. Qëllimi tjetër i këtij turneu është edhe mbështetja ndaj gjeneratave të reja që për një moment edhe ata të mund ti tregojnë aftësitë e tyre luftarake.

“Në bashkëpunim edhe me Federatën e boksit zviceran dhe me lejen e tyre do kemi edhe ballafaqime në boks të klasit C në K1 dhe boks, ku ndër ata që do marrin pjesë është edhe klubi i Bazelit në krye me menaxherin dhe trajnerin e tyre, Angelo Galania i cili e zbuloi edhe talentin e Arnold The Cobra Gjergjaj”, thonë nga „New Generation Team“. Ata më pas thonë se vendimet në përgjithësi i marrin ata dhe planifikojnë që në të ardhmen aktivitet të tilla të zhvillojnë edhe në shtetet tjera, ndër ta edhe Maqedoni e Kosovë por gjithnjë me rregulla të „New Generation Team“.

“Në eventin e parë i kemi parapa 8 ndeshje në Boks dhe 11 në K1 e Kikbokst. Nga luftëtarët shqiptar do të paraqitet legjenda e këtij sporti Urim Sahiti nga Kërçova. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe besoj se do të organizojmë evente edhe në shtete tjera dhe besoj se do jemi të suksesshëm se prapa nesh qëndrojnë shumë persona profesionist”. Në fund „New Generation Team“ falënderon edhe mbështetjen e medieve si ato të shkruara e ato televizive, ndër to edhe portalin për sporte luftarake “ArenaRing” si dhe Fight24.com.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *