NESE DONI REZULTAT, VENDOSNI NJE OBJEKTIV. JA SI T’I VENDOSNI ATA
May 16, 2017
0 comments
Share

NESE DONI REZULTAT, VENDOSNI NJE OBJEKTIV. JA SI T’I VENDOSNI ATA

Shumica e njerëzve hasin vështiresi në krijimin e një regjimi të rregullt të të ushtruarit fizik ose në zbatimin e programeve fizike. Kjo ndodh jo nga mungesa e të qënurit i fokusuar apo motivimit, por nga mospasja e një objektivi të caktuar. Nuk mjafton vetëm dëshira për të mbajtur trupin në formë apo për tu dobësuar përmes dietave drastike, ato thjesht krijojnë efekte pozitive për një kohë të shkurtër.

Përpara se të merni inisiativën për të ndjekur çfaredolloj programi fizik (fitness), jini realist me vendosjen e detyrave e synimeve tuaja. Është shumë e rendesishme te dini se çfare doni te arrini.


SI TË VENDOSIM OBJEKTIVAT


Duhet te jeni te ashper e kërkues me vetveten. Ju jeni pergjegjes për shendetin tuaj. Jeni ju qe vendosni për ta permiresuar, apo për ta lënë pas dore atë.
A e keni pyetur veten pse programet fizike apo dietat qe mund të keni mbajtur nuk kane qene te suksesshme ne te kaluaren tuaj? Ndoshta ato nuk kanë qenë aq praktike që të përputheshin me jetën tuaj. Ku qëndron ky bllokim. Kthehuni pas në të kaluaren tuaj dhe kujtoni momentet pozitive dhe te suksesshme gjate performances suaj në ndjekjen e nje programi fizik.

Po përdor fjalën ‘‘performancë’’ sepse qëllimi është të vlerësoj tentativat tuaja të mëparshme në të njëjtën mënyrë që ju mund te vlerësoni një projekt pune.
Përse mos t’i kushtohet e njëjta rëndësi planit për shëndetin ashtu siç i kushtohet rëndësi e vëmendje një plani apo projekti në punën tuaj. Ju ia dilni te ngriheni çdo mëngjes e të shkoni ne pune pa problem, te shkoni në shkolle, apo te pini kafe me miqte, por të ushtroheni fizikisht çdo ditë apo t’i rezistoni nje çokollate duket e pamundur. A është puna dhe kafja juaj më e rëndësishme se shëndeti juaj?

Shpeshhere duket e vështirë ta bësh fitnessin pjesë të jetës tënde, por është e rendesishme të krijohet një balance mes të dyjave sepse te jesh në formë dhe i shëndetshëm favorizon jeten tuaj ne shumë drejtime. Nëse vendosni të kujdeseni për shëndetin tuaj duke e bërë fitnessin pjesë të jetës atëherë trajtojeni si një projekt shume të rëndësishëm pune dhe kushtojini kohën e mundur që meriton.

Njerëz të ndryshëm kane objektiva të ndryshme, por ajo ç’ka kanë të përbashkët është një plan specifik trajnimi ditor që i ndihmon per te realizuar qëllimin final.

S’ka rëndësi se për çfare doni ta përdorni të qënurin në formë, per sfilata mode, për aktrim apo për të arritur një rekord, rëndësi ka të ulesh e të kryesh një plan për të arritur qëllimin tuaj.

Më pelqen thënia ‘’Nëse nuk di se ku po shkon, si mund ta dish se kur mbërrite’’. Sot është dita te filloni planifikimin për të ardhmen e shëndetit tuaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *