Në Winterthur, Bashkim Selmani duel të flaktë ndaj Boyka
May 30, 2019
0 comments
Share

Në Winterthur, Bashkim Selmani duel të flaktë ndaj Boyka

 

Portali për sporte luftarake “ArenaRing” po vazhdon me prezantimin e luftarve shqiptar që do të marrin pjesë në evenimentin e madh të sporteve luftarake “ICF OpenAir Fight Night 2” ky organizator sërish është shoqata humanitare – ICF. Një duel shumë i zjartë  i cili garanton se do të ngrit adrenalinën në maksimum do jetë ndeshja ndërmjet kumanovarit, Bashkim Selmani dhe serbit, Danijel Arandjelevic.

Ky i fundi njihet si një luftar i cili duron goditjet mirëpo ka edhe disa goditje të papritura, kurse shqiptari njihet me stilin e tij luftarak dhe atraktiv. Ai tha se po kthehet në ring pas 1 viti e gjysmë dhe dëshiron vetëm fitore dhe asgjë tjetër.

“Përgatitjet për këtë duel jam duke i zhvilluar në St.gallen ne shkollat “Fighters Academy” dhe “Natthapong Gym” ne Cyrih. Ka 1 vit e gjysmë që nuk jam ndesh por  po kthehem me plot motiv dhe me dëshirë për fitore të reja. Kundeshtarin nuk e njoh fare dhe as nuk dua ta njoh, sepse ai duhet të më njeh mua. Por jam i bindur plotësisht se do ta fitoj ndeshjen para kohe”, tha Selmani, duke shtuar se pret mbështetje të madhe edhe nga fansat e tij, andaj prej tash i fton ata që ta mbështesin në mbrëmjen e 8 qershorit maksimalisht “Po mbështetje kam te mjaftueshme nga i gjithë klubi ‘Fighters Academy’ dhe ‘Natthapong Gym’ do jenë aty të më përkrahin dhe normal gjithë shqiptarët , fansat e mi. Unë do jap maksimumin dhe në fund të festojmë së bashku”. Ndryshe, duhet cekur se Bashkim Selmani ushtron tani më 16 vite ku ka 87 lufta, prej tyre 72 fitore dhe 15 humbje. Ai ka qen kampion i Zvicrës, Evropës e Botës në disa federata.

Spektakli do të mbahet në palestrën sportive “Zielbau Arena” në ambient të hapur, kurse hapja e dyerve do të jetë në ora 15:00, kurse ndeshjet fillojnë në ora 16:00 me fillestar dhe C klase deri në ora 20:00, kurse më pas fillojnë profit. Tiketat nga tani mund ti rezervoni në +41796969691.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *