Në Tiranë, Armand Cullhaj kundër serbit luftarak, Sinisha Kondiç
December 6, 2018
0 comments
Share

Në Tiranë, Armand Cullhaj kundër serbit luftarak, Sinisha Kondiç

Kampionit të Evropës në WBU, Armand Cullhaj i është dashur ti ndërrohet kundërshtari për spektaklin e madh të sporteve luftarake “Final Fight”  që do të zhvillohet në Tiranë më 22 dhjetor 2018, pasi Slavisha Simenunovic është lënduar në ndeshjen e fundit që pati në Gjermani.

Kështu, menaxheri Avdyl Salihu ka reaguar shpejtë duke i sjellë Culhaj një emër të respektueshëm në boksin profesionist, bëhet fjale për serbin Sinisha Kondiç i cili i ka 10 fitore në boksin profesionist dhe 9 humbje. Është me rëndësi të potencohet se të gjitha fitoret që i ka realizuar kanë qenë me KO, por edhe humbjet që i ka pësuar i ka pasur 90% me KO.

Sipas statistikave pritet që ky duel të përfundoi para kohe. Vet Cullhaj tha se nuk i interesojnë statistikat sepse ai shkon në fitore të sigurt.

“Për një sportist nuk është mirë ti nderohet kundërshtari por ja që ai u lënduar dhe u desh që të nderohet kundërshtari. Unë jam duke u përgatit maksimalisht në klubin tim, po ndihem mirë kështu që pres fitore në Tiranë. Apeloj deri tek fansat e mi por edhe publikun shqiptar të më përkrahin sepse kam nevojë për mbështetje se mendoj se do jetë një duel shumë interesant dhe i fuqishëm”, deklaroi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Armand Cullhaj.

Cekim se në këtë eveniment ndeshja kryesore do te jetë në K1, ky promotori i këtij evenimenti Adriatik Cami do të ndeshet për dy tituj botë kundër marokianit, Ayoub Zerouali.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *