Në dy ditët e ardhshme, Ruiz do të njoftohet se ku do ta zhvillojë rimeçin ndaj Joshuas
August 1, 2019
0 comments
Share

Në dy ditët e ardhshme, Ruiz do të njoftohet se ku do ta zhvillojë rimeçin ndaj Joshuas

Eddie Hearn ka bërë të ditur se në 48 orët e ardhshme, Andy Ruiz Jr do të njoftohet për vendin se ku do të zhvillohet rimeçi ndaj Anthony Joshuas.

Tifozët e boksit janë duke pritur qe një kohë që të mësojnë se ku do të zhvillohet dueli i dytë ndërmjet dy boksierëve, në Britani të Madhe apo në Amerikë.

Joshua i humbi titujt e tij në përballjen e parë të zhvilluar në Madison Square Garden të New Yorkut (që ishte edhe debutimi i AJ në Amerikë) dhe dëshiron që rimeçi të zhvillohet në vendin e tij.

Ruiz ka insistuar që sërish të përballet në SHBA, mirëpo Hearn e ka bërë të qartë se vendimi për vendin e duelit i takon britanikut.

“Ata nuk duan të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar… Me kontratë e dimë pozitën tonë… Duam të sigurohemi për zhvillimin e përballjes dhe duam ta respektojmë Andy Ruizin”.

“Ne do të vendosim se ku do të jetë vendi. Një vend neutral, ai do të ishte shumë më i kënaqur, por nuk mund ta hedh poshtë edhe Amerikën tash për tash”.

“Cardiffi mbetet favorit dhe kryeson në listë, por janë edhe disa opsione tjera interesante… Nuk e kemi përjashtuar asnjë vend ende, por në 48 orët e ardhshme ekipi i Andy Ruiz do ta dijë se ku do të zhvillohet meçi, “, është shprehur Hearn për Sky Sports.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *