Ndue Lleshi të shtunën lufton për titull
Luftëtari i ringjeve amatore, Ndue Lleshi, nesër sërish futet në ring edhe atë duke luftuar për titull “Featherweight” kundër anglezit Jack Bartlet.
Për këtë ndeshje, Lleshi është përgatit maksimalisht sepse nuk dëshiron që të përsëris gabimet që i pati në ndeshjen e fundit, ku edhe e humbi ndeshjen pa meritë. “Po ndihem mirë dhe nuk mendoj asgjë tjetër përveç fitores. Kam nevojë për këtë titull andaj edhe do e marr”, tha shkurt për “ArenaRing” djaloshi me prejardhje nga Shqipëria, Ndue Lleshi. Ndryshe, kjo ndeshje do te zhvillohet ne Hudson Sport Center ne Wisbech.