Ndue Lleshi me respekt po shikohet nga anglezët
April 19, 2018
0 comments
Share

Ndue Lleshi me respekt po shikohet nga anglezët

Ndue Lleshi, kur jetonte dhe vepronte në Shqipëri ishte një talent i madh i boksit, por në moshën 17 vjeçare vendosi që të ardhmen e tij ta ndërtoj në Angli ku edhe u transferua në këtë vend duke kërkuar një jetë më të mirë.

Kështu ai vendosi da nderoi edhe sportin të cilin kishte ushtruar me MMA, duke u regjistrat në klubin 19 bst Academy në qytetin Northampton. Aty ai u prit shumë mirë si nga trajnerët ashtu edhe nga studentët me çka për një kohë të shkurt u fut edhe në një ndeshje zyrtare ku pa probleme të mëdha erdhi edhe deri tek debitimi me sukses.

Kështu Lleshi fillon karrierën e tij të suksesshme edhe në këtë sport luftarak duke fituar më pas edhe katër ndeshje tjera. Ai tani ndeshjen e radhës do e ketë më 12 maj në Birmingem ku edhe po i zhvillon përgatitjet e fundit. Në një bisedë me agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” ai tha se ndihet mirë dhe pret triumf.

“Në Angli kur erdha mbështatja ka qen e madhe si nga klubi por edhe nga familja ime. Mbështetjen më të madhe e kam nga vëllai im që poashtu gjendet në Angli dhe e falënderoi publikisht. Deri më tani kam zhvilluar katër ndeshje ku të gjitha i kam fituar dhe tani më 12 maj e kam duelin e radhës, por kundërshtari ende nuk është caktuar sepse ai që kisha më herët është lindu dhe pritet zëvendësim. Por sido që të jetë unë jam i gatshëm kushdo që të më dale”, tha Lleshi. Është interesante të ceket se ky djalosh kur del në ring gjithnjë është i shoqëruar me plisin shqiptar që edhe i jep motiv.

Ndryshe, ky djalosh është me prejardhje nga Mirdita e Shqipërisë. Në ditët në vazhdim agjencia jonë do të zhvilloj edhe një intervistë me ketë djalosh luftarak që pritet një të ardhme e shndritshme.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *