NDRYSHONI MENDJEN – NDRYSHONI TRUPIN! GJITHCKA FILLON ATY
Vini mendjen në levizje dhe asgjë nuk do t’ju ndalë në ndjekjen e një programi dhe në rënien në peshë.
Përpara se të filloni çfarëdolloj programi stërvitor, gjeni një palë xhinse ose pantallona që ju bien pak ngushtë (mund të jetë edhe një fustan). Provojini ato që ta keni idenë se sa në siklet ju bëjnë të ndiheni.
Sigurohuni që të zgjidhni një pale xhinse, pantallona apo fustan, të cilat i evitoni dhe nuk i vishni pasi nuk do të ndiheshit rehat me to për asnjë moment të ditës. Ose, thjesht nuk mbyllet zinxhiri dhe juve ju vjen plasja. Provojini ato çdo 3-4 javë (por jo gjatë ciklit menstrual pasi mund të ndiheni më të fryra). Mbani shënim se si ato janë më të lirshme sa herë që i provoni. Në përfundim të programit që ndoqët ato madje do të jenë shumë më të lirshme, sa do t’ia bëni qejfin vetes me një pale të reja.
Mendoni për çdo seancë stërvitore si një një hap më afër arritjes së objektivit tuaj. Kur e mendoni në të tillë mënyrë, ushtrimet bëhen një sfidë e kënaqshme dhe jo një barrë. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni një marrëdhënie positive me ushtrimet.
Rikujtojani vetes shpesh se përse po e bëni këtë. Nëse do t’ju duhet të zhvilloni një përqëndrim të forte, bëjeni. mos kini frikë t’ia kujtoni vetes se si pesha e tepërt ju ka bërë më pak energjikë, më pak konfidentë dhe ju ka penguar të përmbushni potencialin tuaj. Kur e shikoni në këtë mënyrë, humbja e seancave stërvitore nuk ka kurrfarë dobie.
Vendosni objektiva të vegjël, qëtë mund t’i festoni gjatë rrugës. Mbani shënime në çdo gjë që arrini, sado e vogël qoftë. Mund të jetë 500gr i parë që keni humbur, apo kur keni arritur të vraponi 20 minuta pa ndërprerje. Këto arritje të vogla do t’ju ndihmojnë të qëndroni të motivuara dhe t’jua shtojnë sigurinë që jeni në rrugën e duhur drejt një progresi të mirë.
Gjatë seancave stërvitore, përdorni muzikën për t’ju motivuar. Harrojini këngët melankolike e dëshpëruese, ka ardhur koha që të zgjidhni ato këngë që ju bëjnë të lëvizni nga vendi. Është e provuar që ajo i ndihmon njerëzit të ushtrohen më gjatë dhe pikërisht për këtë ajo përdoret edhe nga instruktorët në klasat e fitnesit. Kur e shihni që e keni të vështirë të vazhdoni më tej, gjeni këngën tuaj të preferuar dhe ngrijani volumin.
Mendoni arsyen se përse doni të bini nga pesha. Po e bëni sepse ndiheni të detyruara, apo sepse keni një eveniment shoqëror dhe do të jesh në formën e duhur? A po e bën për arsye shëndetësore, apo po e bën për familjen? Gjeni një arsye bindëse dhe përdoreni, që t’ia kujtoni vetes se duhet t’i qëndroni strikt stërvitjes dhe planit ushqimor, kurdo që ta merrni guximin për ta bërë.
Nëse deri tani jeta juaj ka qenë jo e plotë, një jetë ku nuk je ndier e plotë 100%, ka ardhur koha ta hedhësh të shkuarën pas e ti japësh vetes e trupit tënd atë që meriton. Fillo duke e bërë në radhë të parë për veten e pastaj për t’u bërë shembull për të tjerët.
Inkurajoni edhe miqtë tuaj që të bashkohen edhe ata me ty në ndjekjen e një diete të shëndetshme dhe të një programi stërvitor. Të kesh dike pranë, që të ketë të njëjtat objektiva me ty do t’ju ndihmojë që të qëndroni më të motivuara, sidomos në ato ditët që nuk do të doni të stërviteni.
Përdorni rrjetet sociale për mbështetje dhe motivim – sidomos nëse miqtë nuk janë aq të gatshëm të ndjekin të njëjtin plan për rënie në peshë si ju. Gjeni një website, ku të mund të ndash qëllimet e tua me ato femra që ndajnë të njëjtën gjë me ty.
Meqë jemi te rrjetet sociale, qëndroji besnike planit stërvitor dhe jetës së shëndetshme, duke ua treguar atë që bën edhe miqve të tu përmes facebook-ut apo rrjeteve të tjera. Tregoju atyre se sa në formë, sa e tonifikuar do të bëhesh deri në përfundim të asaj që ke nisur dhe se do t’ua faktosh me foto të gjithëve. Në momentin që do t’u thuash se do të biesh në peshë, do ta kesh shumë të vështirë të heqësh dorë – edhe atëherë kur tundohesh për të hequr dorë – pasi nuk do që në sy të të tjerëve të dukesh thjesht një dështuese (sepse ti nuk je). Tregoju atyre dhe kujtdo tjetër që ti e ke brumin për ta çuar në fund atë që do nisësh.
Marsida MustafarajNëse ndihesh e tunduar për ta lënë seancën e mos e bërë, sepse je e lodhur, atëherë ndiq rregullin e 20 minutëshit. Thuaji vetes që do të shkoj në palestër vetëm për 20 minuta dhe nëse vazhdon të jesh e lodhur atëherë ndalo. Pasi ke bërë nxehjen e trupit dh eke mbaruar të 20 minutat do ta ndiesh që mund të vazhdosh më shumë – jo për gjë, por përderisa e more mundimin të vish deri këtu do të duash të bësh akoma më shumë.
Bëji seancat sa më të shumëllojshme. Zakonisht programet e mira kanë në përbërje një varietet ushtrimesh dhe stimuli, por nëse seancat e kardios të janë bërë të bezdisshme atëherë përzieji paksa gjërat. Merr pjese në një klasë fitnesi që s’ke qene më parë, bëj seanca me trajnime të ndryshme në kardio, që t’i japësh vetes mundësi të eksperimentosh, por edhe trupin ta sprovosh në mënyra të ndryshme. Rendësi ka që atë që ta bësh ta bësh me qejf.
Vendos një tjetër objektiv përveç atij të rënies në peshë. Gjej një eveniment qe të sfidojë trupin tënd të padhjamtë tashmë dhe të tonifikuar, në mënyrë që të qëndrosh përherë e motivuar. Psh, si të duket pjesëmarrja në një maratonë? Duke pasur një date të përcaktuar në ditarin tënd për një eveniment të veçantë, në të cilin do të të donit të ishit sa më fit, do të të ndihmonte të qëndroje e fokusuar.