Ndeshja më epike e UFC do të ketë një pjesë të dytë
October 11, 2018
0 comments
Share

Ndeshja më epike e UFC do të ketë një pjesë të dytë

Është vendosur ndeshja e rikthimit të Jon Jones. Do të jetë pjesa e dytë e një prej betejave më historike të MMA, dhe do të jetë për titullin kampion e peshës e “light heavyweight”.

Jones, i cili ka 14 muaj pa luftuar, do të ndeshet me Alexander Gustafsson në evenimentin kryesor të UFC 232 në T-Mobile Arena të Las Vegasit më 29 dhjetor.

Cormier, i cili aktualisht po mban titullin e peshës së light heavyweight dhe peshës së rëndë, do ta humbasë titullin e parë në momentin që do të fillojë ndeshja mes Jones dhe Gustafsson.

Jones dhe Gustafsson kanë zhvilluar një nga ndeshjet më epike të historisë të këtij sporti në UFC 165 në Toronto në vitin 2013. Suedezi ishte ai që dominoi në dy raundet e para, përpara se Jones të rikthehej fuqishëm në tre të tjerët.

Ishte sfida ku Jones ka rrezikuar më tepër se asnjëherë titullin kampion.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *