Ndërron jetë sportisti i njohur në moshën 35-vjeçare
June 20, 2019
0 comments
Share

Ndërron jetë sportisti i njohur në moshën 35-vjeçare

Mundësi britanik, Lionheart, ka ndërruar jetë në moshë 35 vjeçare. Adrian McCallum (emri i vërtetë i sportistit) ka qenë kampion në fuqi në divizionin ICW.

Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë emri dhe shtylla kryesore në skenën e mundjes britanike.

Pas lajmit për vdekjen e tij, ICË ka lëshuar një telegram ngushëllimi dhe një deklaratë për humbjen e tij.

“Me zemër të thyer e kemi marrë lajmin për vdekjen tragjike të kampionit botëror në kategorinë e rëndë në ICW, Adrian ‘Lionheart’ McCallum”.

“Adrian ka qenë shtylla e ICË dhe mundjes profesionale britanike. Më e rëndësishmja, ai ishte miku ynë. Vdekja e tij lë një zbrazëtirë të madhe në jetët e atyre që e kanë njohur”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *