“Nata e gladiatorëve” në Gostivar
July 16, 2019
0 comments
Share

“Nata e gladiatorëve” në Gostivar

Me 23 korrik, qyteti i Gostivarit dhe palestra sportive “Rinia” do të jenë epiqendra e shqiptarëve të vendit tonë, por edhe më gjërë. Për herë të parë në karierën e tij para publikut të atdheut të vet, në ring do të paraqitet njëri prej kik boksierëve më të mirë europian, Sazan “Kimbo” Memedi, në spektaklin e madh të përgatitur tash e disa muaj dhe të quajtur si “Nata e gladiatorëve”.

Në kuadër të këtij spektakli do të ketë disa meçe interesante mes kik boksierëve më perspektivë shqiptarë dhe kundërshtarëve të tyre, ndëras kryendeshja e natës pa dyshim që do të jetë dueli i Sazan “Kimbo” Memedit dhe serbit Ivan Vicic, duel ky që do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të Europës.

Në këtë spektakël, nuk do të jetë kjo e gjitha pasi mysafir special i të njejtit do të jetë hoxha tani më i mirënjohur në të gjitha trojet shqiptare, Halil Kastrati, ndërsa të gjithë mjetet që do të grumbullohen gjatë kësaj nate nga pagesa e biletave dhe të ngjashme do të shkojnë si donacion për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *