Namajunas: Tregova që jam më e mira, titulli mbetet i imi
April 10, 2018
0 comments
Share

Namajunas: Tregova që jam më e mira, titulli mbetet i imi

Rose Namajunas mbrojti titullin kampion bote në peshën “strawweight” në artet marciale mikse, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj polakes Joanna Jedrzejczyk, në eventin e UFC-223 zhvilluar në Brooklyn. Një sukses që konfirmoi se edhe fitorja e parë që kampionia amerikane arriti ndaj rivales polake, asokohe me “KO”, nuk ishte një rastesi.

Ia dola sërish mbanë. Nuk ishte e lehtë por ia dola mbanë, isha stërvitur mirë, e prisja një duel të tillë të fortë me 5 raunde, por në fund triumfova sërish dhe ky titull do të jetë sërish imi”, u shpreh Rose Namajunas, 8 fitore dhe 3 humbje në artet marciale mikse.

Duke folur për duelin fituar ndaj Joanna Jedrzejczyk, kampionia amerikane shtoi: “Më vjen keq që nuk isha aq teknike sa në duelin e parë, por i ndjej këmbët e rënduar. Megjithatë, e çova deri në fund këtë sfidë. Në nëntor, Joanna pati probleme me peshën, që e kushtëzoi paraqitjen e saj në kafaz, por kjo fitore që arrita gjatë revanshit tregon se unë jam ende më e mira”, tha Namajunas.

Ajo u shpreh se pati frikë mos tërhiqej nga duel për shkak të incidentit që krijoi Conor McGregor 24 orë para duelit, kur goditi autobusin ku ishin sportistët pas konferencës për shtyp. “Kam menduar edhe të tërhiqem, karrigia më kaloi pranë, por jam e lumtur që duelova dhe fitova. Tani kam nevojë për pushime”, un shpreh Rose Namajunas.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *