Namajunas: Sa më shumë Joanna flet për mua, aq më shumë idiote duket
August 14, 2018
0 comments
Share

Namajunas: Sa më shumë Joanna flet për mua, aq më shumë idiote duket

Rose Namajunas, kampione e botës në UF  në peshën “strawweight”, ka marrë ca kohë pushimet, derisa të rikuperojë 100% nga dëmtimet. Në dy sfidat e fundit (UFC 217 dhe UFC 223), ajo ka dueluar dhe fituar ndaj Joanna Jedrzejczyk, fillimisht duke i marrë titullin kampion të këtij Divizioni dhe më pas duke e mbrojtur atë. Kohët e fundit, Jedrzejczyk ka thënë se nuk ka për ta njohur asnjëherë Namajunas si kampione të kësaj peshe. “Këto deklarata nuk më mërzisin, thjesht më tingëllojnë si deklarata idiote”, u shpreh Namajunas, 8 fitore e 3 humbje në UFC.

Më tej, Namajunas shtoi: “Sa më shumë që Joanna flet aq më shumë e bën veten të duket si budallaqe. Personalisht dua të jem sa më pozitive. Unë e pranoj se ajo ka qenë një kampione e madhe, ka bërë shumë për këtë sport. Por tani është koha ime dhe ajo duhet ta pranojë këtë fakt. Ajo kujton se unë jam e frikësuar nga ajo, por është e kundërta, ajo ak frikë nga mua, pasi e kam mundur dy herë”, u shpreh Rose Namajunas, që ende nuk e ka vendosur se kur do të rikrhehet në kafaz. Sipas UFC-së, Namajunas do të duelojë me fituesen që do të dalë nga sfida mes Jessica Andrade e Karolina Kowalkiewics, në UFC-228.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *