Namajunas përgatit rikthimin në kafaz: Në pranverë mbroj titullin ndaj Andrade
November 12, 2018
0 comments
Share

Namajunas përgatit rikthimin në kafaz: Në pranverë mbroj titullin ndaj Andrade

Rose Namajunas, kampionia e botës në peshën “strawweight”, pritet të rikthehet në kafaz për të mbrojtur titullin në pranverën e 2019-ës. Ajo nuk duelon që prej prillit të këtij viti, kur mbrojti kurorën ndaj Joanna Jedrzejczyk, por u dëmtua dhe ka qenë e detyruar të qëndrojë për një periudhë të gjatë pushim. Por lajmi i mirë është se ditët e fundit, Namajunas i është rikthyer stërvitjes dhe pritet të duelojë ndaj numrit 2 në këtë Divizion, Jessica Andrade.

Tani po rikuperoj nga dëmtimet dhe po rinis gradualisht stërvitjen. Mendoj se pas pushimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të jem në 100% të formës dhe do të nis stërvitjen me kohë të plotë. Më pas do të bisedoj me UFC-në për duelin e radhës dhe rivalen. Mendoj se Andrade e meriton duelin për titull në këtë Divizion më shumë se çdo tjetër. Unë do të jem gati dhe në pranverë do të rikthehem në kafaz”, tha Rose Namajunas, 8 fitore e 3 humbje në karrierën e saj në UFC.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *