Namajunas përgatit rikthimin në kafaz: Do të dueloj kur të jem gati
June 27, 2018
0 comments
Share

Namajunas përgatit rikthimin në kafaz: Do të dueloj kur të jem gati

Aktualisht po rikuperoj nga një dëmtim në qafë dhe po e shfrytëzoj këtë periudhë pa stërvitje për të pushuar dhe kaluar pak kohë të lirë, pasi është e rëndësishme, sidomos në aspektin mendor që të jem sa më e qetë në prag të sfidave të radhës”, ka deklaruar sot për mediat kampionia e botës në peshën “strawweight”, Rose Namajunas. Ajo vjen nga dy fitoret radhazi që arriti në këtë peshës, ndaj ikonës Joanna Jedrzejczyk, fillimisht duke i marrë titullin kampion dhe më pas duke e mbrojtur atë.

Duke folur për të ardhmen, Namajunas shtoi: “Nuk e di ende se kur do ta zhvilloj duelin tim të radhës, por nuk po nxitohem për t’u rikthyer në kafaz nëse nuk jam në formën optimale”. Kampionia e botës ka konfirmuar se Conor McGregor i ka shkruar dhe i ka kërkuar ndjesë për incidentin që irlandezi shkaktoi para eventit të UFC-223, kur goditi me sende të forta autobusin ku ishin sportistët, mes të cilëve edhe Namajunas. “E kam falur edhe pse nuk besoj se kanë qenë fjalë të sinqerta, por nuk më intereson shumë”, tha Namajunas.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *