Namajunas: Fitorja ndaj Jedrzejczyk më e rëndësishme se titulli
October 22, 2018
0 comments
Share

Namajunas: Fitorja ndaj Jedrzejczyk më e rëndësishme se titulli

Rose Namajunas, kampione e botës në peshën “strawweight” , ka deklaruar se dy fitoret që ka arritur ndaj rivales polake Joanna Jedrzejczyk janë shumë më të rëndësishme se titulli që mban. Fillimisht ajo e mundi me “KO” dhe më pas kampionia amerikane përsëriti të njëjtin rezultat (fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve) në revanshin e zhvilluar këtë vit.

Për sa kohë mbaj titullin jam e lumtur dhe e kënaqur. Jam e bekuar, pasi kam mundur dy herë Joanna dhe kjo është me rëndësishme për mua se titulli. Ndoshta një ditë fatet tona do të kryqëzohen sërish, por tani nuk mendoj për Joanna, për asnjë moment”, tha Namajunas (8 fitore e 3 humbje në UFC), që pritet të mbrojë titullin ndaj Jessica Andrade vitin tjetër.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *