Naim Samiu apelon për përkrahje, do të ndeshet në ICF Ferizaj për titull
December 20, 2017
0 comments
Share

Naim Samiu apelon për përkrahje, do të ndeshet në ICF Ferizaj për titull

Kanë mbetur vetëm edhe 9-të ditë nga spektakli i madh humanitar që do të zhvillohet në Ferizaj më 29.12.2017 e ku pritet në ring të dalin shumë legjenda të sporteve luftarake, ndër ta edhe njësiti i Bondstilit amerikan.

Në këtë event do të ketë edhe dy lufta për titull, Burim Rama do të ndeshet për titull botë në SPF ndaj Dushan Cimev nga Maqedonia, kurse për titull evropian, Naim Samiu do të ballafaqohet me Borce Ivanovskin.  Samiu për portalin për sportë luftarake “ArenaRing” shprehet i kënaqur që po i ipet rasti për tu ndeshur për këtë titull dhe beson se do ja arrij qëllimit. “Përgatitjet e fundit po i bëj në palestrën e klubit tonë në Tetova me trajnerin Arben Jonuzi. Po ndihem mirë dhe besoj se do t’ia dal me një fitore edhe pse kundërshtari Ivanovski eshte një profesionist që ka një karrierë të ndritshme”, tha tetovari. Ndryshe, ai ndihet krenar poashtu se do paraqitet bash në një event humanitar si është ai ICF.

“Kam kënaqësi  te paraqitem në evente humanitare edhe pse e para e imja në një aktivitet të tillë, kështu që apeloj qe te vine sa me shume shikues pasi qe besoj se do ngelin te kënaqur me atë çka do e shohin. Do jete një eveniment i madh e njëkohësisht me prezencën e tyre do te ndihmojnë edhe mua drejt titullit- Kampion Evrope”, përfundoi Naim Samiu. Ndryshe, ky djalosh ka filluar me kikboks qysh në moshën 7 vjeçare ku edhe ka pasur 100 ndeshje në amator dhe 12 profi takime.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *