“Musti Gym”, Bashkimi dhe Valdrini në eventin e Nathapongit
October 18, 2017
0 comments
Share

“Musti Gym”, Bashkimi dhe Valdrini në eventin e Nathapongit

Më 4 dhjetor në Zurich do të zhvillohet një event i madh i sportit Muaythai  që e organizon një trajner mjaft i respektuar në këtë vend, bëhet fjalë për Nathapongin, kurse aktiviteti qyhet “SuperFight Night 12”. Në këtë spetakël do të marrin pjesë edhe garuesit e klubit “Musti Gym” të ish kampionit të botës Mustaf Kicaj – Rifat Benli dhe Ezatyar Karim Zazai.

“Dua të respektoj ish trajnerin tim të respektuar me garuesit e mi. Ata janë mirë të përgatitur dhe besoj se do të shënojnë fitore”, deklaroi Kicaj. Ndryshe, në këtë eveniment do të marrin pjesë edhe dy sportist shqiptar Ilir Shabani ((team Jetmir Sula), si dhe Bashkim Selmani dhe Valdrin Igrishta (Team Natthaponggym).

Ky i fundit beson se do arrij deri tek triumfi. “Njëherit pata problem me gjetjen e kundërshtarit por tani mendoj se gjithçka është mirë dhe besoj se do të shënoj fitore”, pohoi Igrishta për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *