Mustafa: Kur e thotë Driton Kuka!
July 24, 2019
0 comments
Share

Mustafa: Kur e thotë Driton Kuka!

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, e tha troç, nuk duhet të shkohet në gara për shëtitje e as për fotografi, siç po ndodhë në EYOF ose Lojërat Evropiane për të rinj.

Trajneri më i suksesshëm shqiptar nuk ka durim më, sepse kërkon rezultate.
Ish zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Nehat Mustafa, ka thënë se shumica e trajnerëve shqiptar nuk po mësojnë asgjë nga sukseset e Driton Kukajt.

“Kur e thotë Driton Kuka.

Komiteti Olimpik dhe federatat përkatëse të sporteve duhet ta marrin me më shumë seriozitet këtë deklaratë të trajnerit të famshëm shqiptar me përmasa botërore.

Për nga sukseset, lirisht mund të thuhet që Driton Kuka sot është trajneri më i mirë në botë. Nuk di që ka shembull tjetër në botë që nga një klub i vetëm i një qyteti të vogël të dalin aq shumë kampionë (olimpik, botëror, evropian, etj..).

Dritoni mbase me sukseset e tija ka kompleksuar edhe shtete të mëdha e trajner me përmasa botërore. Por, si duket nga sukseset e Dritonit nuk po mësojnë asgjë shumica e trajnerëve shqiptar. Trajnerët e sporteve tjera nuk munden që dështimet e vazhdueshme ti arsyetojnë me mungesën e kushteve.

Ka ardhur koha që çdo trajner shqiptar ta mbajë para vetes fotografinë e Driton Kukës dhe ta kuptojnë se pa punë e përkushtim mund të vazhdojnë shëtitjet nëpër ngjarje të ndryshme sportive, por assesi të arrijnë ndonjë sukses. TONI KUKA- modeli që duhet ndjekur nga çdo trajner!”, shkruan Mustafa në profilin e tij në facebook.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *