Mungon përkrahja e biznesit shqiptar për realizimin e ëndrrës për titull bote
Më 30.03.2019 në Hovelhov të Gjermanisë do të zhvillohet tani më eventi tradicional i 11-ti me radhë “Box-Gala” që organizohet nga menaxhementi NB PROMOTION që promotor është kosovari Berat Nimani. Ky i fundin njihet si një punëtor i madh dhe këtë e ka dëshmuar në eventet e tija të kaluara, mirëpo kësaj radhe po i mungon përkrahja e biznesit shqiptar që nuk po i ndihmojnë edhe shumë dhe kjo ka ndikuar që vëllait të tij Besarit ti mbetet në pikëpyetje mundësia për tu ndeshur për titullin e botës WBA Interims pasi që kundërshtari i tij kushton me qindja mjera euro. Andaj ai edhe ka apeluar për ndihmë pasi çdo mbështetje financiare do ishte përkrahje edhe e vlerave kombëtare dhe ngritjen e të njejtëve në nivelet ma të larta botërore. Në një intervistë ekskluzive për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ai ka paraqitur detalisht planin e eventit që do organizoj në muajin mars.
ArenaRing: Si po shkon organizimi i këtij spektakli?
Berat Nimani: Aktivitet janë duke shkuar mirë deri më sot. Palestra sportive ku do ta zhvillojmë spektaklin dhe gjërat përcjellëse rreth organizimit i kemi filluar qysh para disa muajve, respektivisht nga muaji dhjetor shumë gjëra i kemi përfunduar me të vetmin qëllim që të jemi sa më profesional në ditën e këtij aktiviteti të madh.
ArenaRing: Sa po keni mbështetje, sidomos nga ata biznesmen shqiptar ?
Berat Nimani: Mbështetja nga gjermanët dhe shqiptarët e thjeshtë, mërgimtar është në nivelin ma të lartë, kurse sa ju përket ndërmarrjeve dhe bizneseve shqiptare është thuaje ndër 0 mbështetja dhe problemi qëndron aty që shumica thuaja nuk i lidh asgjë me sportin dhe nëse i lidh ata nuk duan të identifikohen me sportist shqiptar por fatkeqësisht me sportistë dhe kombe të huaja që për mua është një gabim i madh. Në 10 mbrëmje qe i kam organizuar deri më sot nuk mundem me i cek dy firma shqiptare që na kanë sponzorizue. Në eventet e më pashme kanë garuar boksier për titull të Gjermanisë, Evropës dhe Internacional të IBF.
ArenaRing: Sa përballje priten të zhvillohen?
Berat Nimani: Në këtë mbrëmje Gala, kemi planifikuar të zhvillojmë diku 8 ndeshje ku shumica e meçeve do ti zhvillojnë boksier shqiptar që vijnë nga trojet shqiptare etnike.
ArenaRing: Ndeshja kryesore?
Berat Nimani: Përballja kryesore do jetë e vëllaut, Besar Nimanit që për momentin nuk e di a do te jetë për Titull apo vetëm Meç 10 rundesh, sepse siç ceka edhe më lartë po mungojnë sponsorët dhe për të gjete një kundërshtar nga ky nivel kërkohen mjete më të mëdha e që për momentin nuk e kemi atë mundësi ta plotësojmë. Shprehi dëshirë publikisht të apeloj te të gjithë ata që e ndien vetën shqiptar dhe dëshirojnë ti ndihmojnë sportistëve shqiptar për të arrit rezultatet, tani e keni rastin, se fundi edhe ne jemi ambasadorët kryesor të popullit shqiptar. Çdo ndihmës e juaja forcon popullin dhe flamurin tonë. Dua të ceki edhe këtë se Besari ka mundësi të ndeshet edhe për Kampion Botës në WBA Interims por siq thash për shkaqe Financiare nuk mund ta realizojmë sepse ky titull ka vleftën me qindramijra euro apo milionë. Shansa e dytë është për Titull të botës ne Verzionin WBF Federata e 5 apo 6 nga rëndësia në boten e boksit. Kundërshtari do të jetë me siguri dikush nga Gjermania dhe për momentin jemi duke biseduar me gjithë boksierët që janë në renditje ma mirë se Besari dhe do shohim si do rrjedhin negociatat.
ArenaRing: Çka dallon kjo galla nga të tjerat?
Berat Nimani: Në këtë event nuk do të ketë asgjë të re, si gjithmonë do të ketë vetëm Boks Profesional por si gjithmonë ndeshje të barabarta që fituesi nuk do të dihet deri ne Fund dhe kështu shikuesit do të shpërblehen me boks cilësor. Unë pres vetëm boks cilësor dhe shpresoj qe boksierët me prejardhje shqiptare do të dalin nga ringu si fitimtar dhe të ngjiten sa më larg ne ranglistën botërore.